22 nëntor 2014 – Një ndër ikonat më seksi të kinematografisë italiane Gabriel Garko, së shpejti do të vijë në Tiranë, pasi është ftuar në “Dancing with the stars”. Ditën e hënë starton dhe edicioni i 5-të i “Dancing with the stars”. Një prej meshkujve më seksi dhe më i adhuruar nga femrat,Gabriel Garko, do të jetë i ftuar në sfidën e kërcimit. Aktori i mirënjohur italian i ka thënë ‘po’ ftesës së producentes Holta Dulaku. Deri më tani nuk dihet ende se çfarë roli do të ketë Garko. Mysafiri i Holtës do të jetë në rolin e të ftuarit të nderit në mbrëmjet e kërcimit, ku me shumë gjasa do të japë dhe vlerësimin e tij për konkurentët.