Saranda është një nga qytetet më të vlerësuara turistike dhe e përfshirë shpesh herë nga mediat e huaja në shkrimet e tyre promovuese.
Me klimën e saj mesdhetare, ujërat e kristalta të detit Jon dhe pasurinë e vendeve historike, Saranda ofron një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët shkruan gazeta italiane “Gaeta.it”.
Shëtitorja buzë detit të Sarandës është zemra e jetës së natës së qytetit. Në Gusht, restorantet, baret dhe kafenetë përgjatë bregdetit janë plot me turistë të huaj dhe vendas që shijojnë mbrëmjet e verës.
Pak kilometra larg Sarandës, Ksamili është i famshëm për ujërat e tij bruz dhe ishujt piktoreskë. Plazhet me rërë dhe limanet e fshehura ofrojnë një mjedis ideal për relaks dhe not.
Afër Ksamilit ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit një vend i trashëgimisë së UNESCO-s, është i domosdoshëm për këdo që viziton Sarandën.
Në Sarandë nuk duhen humbur Syri i Kaltër por edhe Kalaja e Lëkursit.
Syri i Kaltër ndodhet rreth 30 minuta me makinë nga Saranda dhe konsiderohet një fenomen natyror mbresëlënës. Është një vend i mrekullueshëm për një shëtitje ditore dhe një zhytje freskuese në ujërat e ftohtë.
Turistët në Kalanë e Lëkursit mund të shijojnë një pamje spektakolare panoramike të qytetit por dhe detit.