Këshilli Bashkiak i Durrësit zhvillon sot pasdite mbledhjen e rradhës. Shumë prej pikave të rendit të ditës janë diskutuar paraprakisht në komisionet përkatëse, ndërkohë që do të votohen pro apo kundër nga anëtarët e këshillit, që do të jenë të pranishëm në mbledhje.

Tek materiali i shpërndarë për mediet, bie në sy një gafë e administratës së këshillit, që nuk ka përditësuar ndryshimet që ka pësuar komisioni i ekonomisë.

Në listën e këshilltarëve pjesë e këtij komisioni, vijon të figurojë deputetja Edlira Hyseni, e cila nuk është më anëtare e Këshillit Bashkiak, pasi pranoi pak muaj më parë mandatin e deputetes. Në foton poshtë Edlira Hyseni renditet e gjashta në listë, ndërkohë që prej dy muajsh është pjesë e parlamentit shqiptar.

Hyseni është zëvendësuar në mbledhjen e këshillit mbajtur në muajin mars nga anëtarja tjetër e LSI-së, Ermira Koçi.

M.B.