Rrjeti televiziv britanik “BBC” është bërë sërish objekt diskutimi pas një gafe gjatë një transmetimi live.

Në edicionin e lajmeve të ditës së hënë, 3.8 milionë shikues nuk u kanë besuar syve kur përveç lajmeve që po jepte spikerja, panë edhe skena erotike.

Prapa krahëve të spikeres, një punonjës i “BBC”-së po shikonte film erotik në monitor. Kjo mund të duket në cepin e majtë të ekranit, ku një grua fillon të zhvishet dhe del topless (shih videon më poshtë).

Disa thonë se ai po shikonte film porno, ndërsa disa të tjerë thonë që ishte film aksion. Edhe vetë “BBC” ka reaguar dhe ka deklaruar se do të hetojë incidentin dhe do të marrë masat e duhura.