Kryeministri Edi Rama, në një postim në mediat sociale ka reaguar sërish në lidhje me gafën e dyfishtë që bëri kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa vizitoi Varrezat e Dëshmoreve.
"Gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të flamurit, ditën e pavarësisë së lirisë së Shqipërisë. Sot përkulemi në ditën më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre në 1944… 1444", tha Basha.
Rama shkruan për Bashën se jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë.
Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444
Flm që na bën të qeshim





