E nisi me një gafë në konferencën për shtyp, “Më pëlqeu Milani që pashë në ndeshjen e fundit me Bolonjën” dhe me drejtorin sportiv, Masimiliano Mirabeli, që e korrigjon, “Torino”, ndërsa sot ka ardhur “gafa” e dytë e trajnerit të Milanit Ivan Xhenaro Gatuzo, i cili ra në kurthin e gazetarëve të emisionit investigativ-satirik “Le Iene”.
Dy gazetarët e Mediaset 1, i propozuan teknikut të ri që të përshëndeste në gjuhën kineze me një “Forca Milan”, por në fakt ai ishte duke thënë “Forca Inter”. Ky moment ka shkaktuar të qeshura, kur gazetarët ia shpjeguan kurthin.





