3 shtator 2015 – Gazeta më e shitur dhe më e madhja në Itali “La Gazzeta dello Sport” ka bërë një gafë në faqen e saj të printuar sa i përket klasifikimit të grupit I, aty ku luan edhe Kombëtarja jonë.
Kjo gazetë duket se nuk e ka marrë parasysh vendimin e CAS-it, pasi sipas klasifikimit të saj, Shqipëria është në vendin e tretë me 7 pikë, kur në fakt duhet të ishte me 10 së bashku me Danimarkën. Ndër ko hë Serbia është me 1 pikë, kur në fakt duhet të ishte me -2 pikë pas penalizimit prej 3 pikësh. Ngelet të shohim nëse kjo do të jetë një gafë nga pakujdesia, pasi në Itali është një gazetë shumë e shitur.
/portali DurresLajm/