Melania dhe Ivanka Trump, kanë qenë në qendër të vëmendjes ditën e djeshme, gjatë vizitës në Romë e Vatikan. Por ndërsa u vlerësuan se respektuan kodin e etikës me veshjen e tyre, Ivanka e ka mbyllur vizitën e saj në Itali me një pyetje të gabuar. Teksa shoqëron të atin në turin e tij, ajo u ndal gjatë kohës që ishin në Romë në një restorant tradicional, ku darkoi me të shoqin.

"Kush është ky shenjtor?"- pyeti ajo duke parë nga fotoja e futbollistit Giorgio Chinaglia dhe la me gojë hapur pronaren e restorantit. Pronarja shpjegon se i sqaroi Ivankës që nuk bëhej fjalë për një shenjtor, por për një ish- futbollist të njohur italian.

Gafa e saj  ka bërë bujë, pasi për më tepër Chinaglia shfaqet me bluzë sportive dhe në stadium.