Gafa e Mançester Junajtid i lejoi Salcburgut të transferonte Erling Halandin nga Molde në verën e 2018-ës, kur në stolin e skuadrës ishte ende Zhoze Murinjo.Solskjaer, i cili në atë kohë ishte ende në stolin e norvegjezëve të Moldes dhe sulmuesin e talentuar ia këshillonte ish-klubit të tij të “Djajve”, “Mirror” ka zbuluar se një dorë që marrëveshja të mos arrihej ishte keqkuptimi me orën e telefonatës mes dy klubeve.Ole e kishte këshilluar Halandin te Junajtid, me një çmim prej 3 milionë eurosh.

Telefonata ishte lënë për në orën 09:00, por problemi është se anglezët telefonuan në orën 09:00 me orën e tyre të Grinuiçit, pra ora 10:00 në Norvegji. Një vonesë fatale, sepse me të ardhur telefonata nga “Djajtë”, Molde kishte arritur marrëveshjen me austriakët e Salcburgut, duke bërë ndoshta edhe biznes më të mirë dhe përfituar 8 milionë euro nga shitja e kartonit të adoleshentit. Dhe kur mbërriti telefonata nga “Old Trafford”, nga ana tjetër e receptorit erdhi lajmi se gjithçka ishte mbyllur. E të mendosh se “Djajtë” sot janë gati të paguajnë 100 milionë euro te Dortmundit për ta transferuar 20-vjeçarin, ndërkohë që tre vite më parë mjaftonte që të tregoheshin pak më shumë të vëmendshëm me orarin”.