8 qershor 2015 – Një lajm shokoi të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar rreth pesë ditë më parë, në të cilin thuhej se “Mbretëresha Elisabetë ka vdekur”.
Këtë lajm nuk e publikoi ndonjë portal dosido, por vetë BBC-ja, një nga ekranet më të besueshëm. Megjithatë, ndodh që edhe BBC-ja të bëjë gafa të mëdha.
Ishte gabimi i gazetares Ahmen Khawaja që publikoi në “Twitter” lajmin e rëndë se, Mbretëresha kishte ndërruar jetë në spitalin King Edward VII.
Menjëherë pas qarkullimit të lajmit nëpër media të tjera, erdhi dhe përgënjeshtrimi nga familja mbretërore për këtë ‘vdekje’.
Por, si ndodhi gjithë kjo gafë?
Gazetarja tha se kishte harruar telefonin në shtëpi dhe postimet i kishte bërë dikush tjetër, për të bërë shaka me punën e gazetares. Por, BBC-ja e përgënjeshtroi versionin e saj, duke kërkuar ndjesë për kaosin që shkaktoi gazetarja e tyre, shkruan "Mirror".
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/