Nderimi që Neymar i bëri njërës prej mendjeve më të ndritura të shekullit të 21-të, Stephen Hawking është kthyer në një temë talljeje nga shumë persona në rrjetet sociale. Ylli i PSG-së postoi një fotografi të vetën, pa bluzë në një karrige me rrota, me këmbën e tij të djathtë me një mbulesë mbrojtëse dhe poshtë saj shkroi një thënie të Hawking, se si të tejkalohen vështirësitë.
Shkencëtari vizionar vdiq të mërkurën në moshën 76-vjeçare dhe për shkak të sëmundjes së tij ai ka qenë i detyruar që të lëvizë me një karrige me rrota për dekada të tëra, duke vuajtur nga një formë e rrallë e sëmundjes së neuroneve. Por gjykimi i gabuar i futbollistit më të shtrenjtë të botës për të njehsuar vështirësitë e shkencëtarit me të tijën, ku i duhet të lërë pas një thyerje të kockës ka nxitur tallje të shumta.
“Duhet që të kesh një qëndrim pozitiv dhe të marrësh më të mirën nga situata në të cilën ndodhesh”, ishte thënia e Stephen Hawking.
Por njerëzve anembanë planetit u duket qesharake se si mund ta quash vështirësi të madhe, rikuperimin nga një thyerje kocke, kur Hawking pati pengesa shumë e shumë më të mëdha e serioze se sa kjo.





