Presidenti i Armenisë shkaktoi zemërim tek britanikët mëngjesin e kësaj të diele. Gafa e tij ishte se ai lejoi të fotografohej kur po përkulej përpara arkivolit të Mbretëreshës Elisabetë.

Mediat britanike i kanë konsideruar këto si “pamje tronditëse”. Presidenti Vahagn Khachaturyan u fotografua nga një ndihmës i tij kur po qëndronte para arkivolit të monarkes së ndjerë të mbështjellë me flamurin anglez.

Rregullat janë të rrepta brenda ndërtesës solemne 1000-vjeçare. Aty ndalohet në mënyrë kategorike përdorimi i celularëve apo kamerave. Ata që hyjnë në sallën e madhe për të bërë nderimet e tyre të fundit informohen paraprakisht për rregullat.

Pamjet tregojnë se presidenti, një nga aleatët e vetëm të Vladimir Putin, u shoqërua nga ndihmësit dhe kaloi nëpërmjet një korridori VIP për në sallën ku ndodhet arkivoli i monarkes.

Pak çaste më vonë ai futet në radhë mes qindra njerëzve të tjerë që kanë qëndruar deri në 13 orë për të kryer homazhe. Presidenti armen ndalon përpara arkivolit të mbështjellë me flamur. Kura ai përkulet, asistenti i tij nxjerr celularin dhe menjëherë bën një foto. Stafi në sallë mbeti i indinjuar nga incidenti.