Një gafë e rëndë u bë nga media ITV News, që gjatë mbulimit live të Ditës së Krishtlindjes prezantuesja njoftoi aksidentalisht vdekjen e Papës.

Spikerja e lajmeve po raportonte për predikimin vjetor “urbi et orbi” të shtunën pasdite.

Më konkretisht prezantuesja do të shprehej: “Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë. U njoftua vdekja e tij”.

Megjithatë, ajo e kuptoi menjëherë gabimin e saj dhe u korrigjua duke thënë: “Më falni”. Shikuesit u shtangën nga gabimi. Një ndjekës i edicionit shkruajti në “Twitter”: “Jam gjë jerm apo lajmet e ITV raportuan diçka për vdekjen e tij, teksa po flitej për Papën!”