RTSH transmetoi mbrëmë ndeshjen e Shqipërisë ndaj Maqedonisë, por gafat nuk kanë të sosur. Një sy i kujdesshëm do të shohë që në logot e mikrofonave të tyre, në vend të logos zyrtare të kampionatit Botëror “Rusi 2018”, gjendet logo e Europianit “FRANCE 2016”.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një gafë apo drejtuesit e këtij televizioni nuk kanë pasur para të mjaftueshme për të ndryshuar logot apo për të blerë mikrofona të rinj.