Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në varësi të Universitetit Politeknik të Gjirokastrës ka një kundërthënie të papërfytyrueshme, që dëshmon, në mos padituri të skajshme, të paktën, pakujdesi të pafalshme për një institucion mësimor-kërkimor publik të arsimit të lartë.
Ky ent publik, me lidhje ndërkombëtare, njofton se më 09 maj 2019, ora 00:26:20, ka rënë një tërmet me M=2.8. Vendi: Pajun, 15 km [Perëndim] Elbasan, në koordinatat 40.1° N, 20° E. Thellësia: 28 KM.
Kurse etiketa në hartë na tregon vendndodhje të tërmetit midis fshatrave Zhulat dhe Fushëbardhë të Gjirokastrës! Ku ka rë tërmeti në Pajun apo në Zhulat?
Shihni faksimilet e njoftimit:
Th.M.





