15 maj 2015 – Erion Veliaj nuk di më çfarë të thotë për të sulmuar kundështarët. 'Lapsi.al' shkruan se në një takim të sotëm, duke u përpjekur të thotë se drejtuesit e PD–së sillen si kalamaj, Veliaj shprehet:

“E çfarë na duhen ne këta që sillen si kalamaj? Ne kalamaj kemi vetë në shtëpi.”

Në fakt Veliaj nuk ka ndonjë kalama në shtëpi dhe jeton vetëm me mamanë dhe bashkëshorten, me të cilën u martua verën e vitit të shkuar në kalanë e Gjirokastrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/