Gianluigi Donnarumma u shpall fituesi i trofeut “Yachine”, si portieri më i mirë i sezonit, në të cilin fitoi çdo gjë me PSG-në.

Gjithsesi, në rrjetet sociale, Topi i Artë bëri një gafë, duke vendosur në vendin e parë Emiliano Martinezin.

Postimi u shoqërua me renditjen e këtij viti, por renditja e përdorur në përshkrim ishte ajo e vitit të kaluar, duke parë emra të tjerë portierësh që nuk ishin kandidatë për ta fituar trofeun këtë sezon. Reagimi ishte i menjëhershëm, duke e fshirë postimin nga rrjetet sociale.