JAPONI – Të martën, duke folur përpara gazetarëve pas një bisede telefonike me Presidentin amerikan Barack Obama, Kryeministri i ardhshëm i Japonisë, Shinzo Abe, gabimisht e quajti Barack Obamën George W. Bush.

Dhe gabimi është plotësisht i kuptueshëm. Në vitet 2006-2007 Abe ka qenë Kryeministër i Japonisë, ndërsa President i SHBA-ve në atë kohë ka qenë George W. Bush.

Abe e kuptoi gabimin e vet kur gazetarët, para të cilëve ai po fliste, filluan të buzëqeshnin, dhe menjëherë e korrigjoi veten.