DURRËS, 1 qershor 2015 –  Sizmologët shqiptarë apo pajisjet e tyre bëjnë gafë, teksa qytetin e Lezhës e çojnë midis Kavajës dhe Pezës.

Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se të hënën, më 1 qershor 2015, ora 12:16:11 (sipas Grinuiçit), ka rënë një tërmet me forcë M=2,7, me epiqendër në thellësinë 28 kilometra.

Por ka “gallatë” me lokalizimin e ngjarjes tektonike. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) të Universitetit Publik Politeknik të Tiranës (departamenti i sizmologjisë), tërmeti ka ndodhur “2 km Lindje të qytetit Lezhë”, në koordinatat 41.17° N, 19.69° E. Por edhe harta e IGJEUM-it (http://www.geo.edu.al/newweb/?fq=bota&gj=gj1&kid=20) dhe ajo e Wikimapia-s i lokalizojnë lëkundjet e tokës në jug të Durrësit dhe Tiranës, midis Kavajës dhe Pezës (shih pikën e kuqe)!

Nuk është hera e parë, që ndodhin këto gafa absurde, të cilat janë evidentuar herë pas here nga “Dyrrah”-u.

 

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/