Gjatë seancës së sotme parlamentare, ishte deputetja rebele e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari e cila iu kërkoi kolegëve të mbajnë një minutë heshtje në nder të ushtarakes Zafire Hasanaj, e cila humbi jetën më 6 maj.
Por derisa Hajdari doli në temë, i nxorri djersën çdokujt që e ndoqi nga ekrani fjalimin e deputetes për shkak të gafës që bëri. Në fjalën e saj, Rudina Hajdari u shpreh se më datën 6 maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë.
Fjalimi u ndërpre nga deputetë të maxhorancës, të cilët u munduan të korigjojnë deputeten Hajdari, e cila insistoi në fjalimin e saj, duke kërkuar të thotë edhe emrat e ushtarakëve, por në fund u "bind të pranojë" se dy prej tyre ishin të plagosur.
Me vështirësi Rudina tha edhe emrin e ushtarakes së ndjerë, që humbi jetën në kampin Adazi në Rigë të Letonisë, për më tepër ndiqni videon më poshtë.





