05 janar 2015 –  Birgus është një gaforre gjigande, ekstremisht e gjatë dhe shumë e rrezikshme. Ajo jeton në zonat tropikale, përfshi edhe  ishujt  Hawaii, por  këto 25 vitet e fundit nuk ishte afruar kurrë as tek plazhet. Të enjten e kaluar, një grua e ka parë që të ecte në mes të rrugës. Me ndihmën e një shoferi ajo mundi që ta kapte.

Krijesa njihet ndryshe me emrin, Gaforrja Hajdute e arrave të kokosit. Me kthetrat e saj, është në gjendje që të presë me lehtësi arrën e kokosit.

Gaforrja në fjalë peshon rreth 4 kg dhe është një metër e gjatë. Është shumë e qëndrueshme dhe mund të jetojnë deri në 120 vjet. Ajo i është dorëzuar Departamentit të Bujqësisë dhe Peshkimit, të cilët thonë se do ta mbajnë të mbyllur në një kopsht zoologjik.