Pas suksesit me këngën "Shallow", Lady Gaga dhe Bradley Cooper duket se do të sjellin një tjetër bashkëpunim muzikor.

Sipas asaj që shrkuajnë mediet botërore, kënga do të jetë me qëllim bamirësie pasi paratë e fituara nga ky projekt do të investohen në shkolla për të nxitur të rinjtë të shprehin problemet mendore që kanë, për të gjetur zgjidhje.

Nuk e dimë sesi është pritur ky bashkëpunim i radhës nga Irina Shayk, partnerja e Cooper, e cila nuk ishte shumë e kënaqur nga performanca e projektit që nisi nga filmi "A star is born", me të cilën dyshja rrëmbeu edhe një çmim Oscar.