Superylli i Hollivudit Gal Gadot e shoqëruar nga familja dhe disa nga miqtë e saj më të ngushtë festuan, teksa mori yllin e saj në Walk of Fame në Hollywood.

Gadot shprehu mirënjohjen e saj për ata që kanë ndihmuar në avancimin e karrierës së saj si një nga aktoret më të mira të Hollivudit.

“Unë jam thjesht një vajzë nga një qytet në Izrael dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë një moment të tillë. Nuk kam ëndërruar kurrë të bëhesha aktore dhe kurrë nuk e dija që këto gjëra janë të mundshme”, tha aktorja Gadot.  

Gadot është gruaja e parë izraelite që është nderuar me një yll dhe ka qenë mjaft mbështetëse për Izraelin, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Palestinës ka vazhduar.

Jashtë eventit, disa demonstrues izraelitë dhe palestinezë u përleshën dhe i kërkuan Gadot të bojkotohet në prag të filmit të ri të Disney “Borëbardha” ku Gadot luan mbretëreshën e keqe.