Adoleshentja e talentuar Gala Aliaj, ka reaguar për herë të parë e emocionuar, pasi u shpall fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Në rrjetin social Instagram, Gala shkruan plot emocion: “WTF, nuk është e vërtetë, nuk mund ta besoj. Faleminderit shumë djema!”.

Gala, vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliajt, shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.