Megi Doçi është futbollistia më e re e Galatasaray-t. Sulmuesia e Vllaznisë ka nënshkruar një kontratë 6-mujore me ekipin e femrave turk.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është nder për mua të vij në një ekip të madh si Galatasaray. Kam luajtur më parë në Champions League. Tani synoj të bëhem kampione në Turqi dhe të shkoj në Champions League”, tha Doçi.
Pas nënshkrimit të kontratës me kapitenin e kombëtares së femrave, anëtari i Bordit të Galatasaray-y, Emir Aral, u shpreh se ekipi kishte nvojë për një golashënues dhe shpreson që me afrimin e Doçit të kenë zgjidhur problemin e golit.
“Galatasaray ka synimi të fitoj kampionatin në futbollin e femrave. Ne kishim vështirësi për të shënuar gola në pjesën e parë dhe firmosëm me Megi Doçin. Ajo ka përvojë në Champions League dhe luan prej vitesh me kombëtaren shqiptare dhe është golashënuesja më e mirë. Ne planifikojmë të jemi më efektivë me të në repartin e sulmit. I urojmë fat dhe shpresoj se ajo do të na bëjë të lumtur me golat e saj”, tha Emir Aral.
Pas 16 ndeshjesh në Superligën turke, Galatasaray mban vendin e dytë në kampionat me 40 pikë, aq sa Fenerbahce që qëndron në krye.
Pasi fitoi gjithçka me Vllazninë, Doçi hedh një hap të madh në karrierë duke kaluar në një ligë më të fortë.





