28 nëntor 2015 – Samsung Galaxy S6 Edge ka rrëmbyer çmimin “Pajisja e vitit” në “Pocket-lint Awards” që mbahet në Londër, duke triumfuar edhe njëherë përballë Apple-t.
Megjithatë, Apple nuk mbeti pa çmim në këtë mbrëmje, pasi në kategorinë “Tableti më i mirë” u zgjodh pajisja e kompanisë amerikane iPad mini 4, duke triumfuar përballë Microsfot Surface 3.
Edhe orët smart të Apple-t kanë arritur të shpallen si pajisjet më të mira në shumë funksione, duke bërë që kompania amerikane të largohet me dy çmime të rëndësishme.
Në kategorinë “Laptopi më i mirë”, ka trumfuar Dell me XPS 13, duke lënë të dytën Apple me Macebook. Ndërkohë, që në kategorinë e lodrave smart Sphere është shpallur më e mira me Star Wars BB-8.
/portali DurresLajm/