Në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në qytetin e Durrësit është hapur ekspozita fotografike në nder të artistit durrsak, Esat Hafizi.
Në këtë ekspozitë u paraqitën punime të artistit Hafizi të krijuara ndër vitet 1952-1967, me mjeshtëri dhe profesionalizëm në vitet e vështira të monizmit.
Të thjeshta në stil dhe bardh e zi, punimet e fotografit durrsak tërhoqën vëmëndjen e drejtuesve të qytetit bregdetar, artëdashësve dhe qytetarëve të thjeshtë.
Një vit pas vdekjes së Hafizit, fëmijët e tij mbajnë gjallë kujtimin e të atit nëpërmjet fotografive të shumta që ai la trashëgimi për qytetin që aq shumë e frymëzoi.
Ndjekim videon