Adriano Galiani ka mbetur i shokuar nga shorti i djeshëm në Nion, që e ka vendosur Milanin sërish përballë Barcelonës, ashtu si një vit më parë.
"Është e pabesueshme, një çmenduri të ndeshesh sërish me Barcelonën, – deklaroi ai. – Do të luajmë kundër skuadrës më të fortë të botës, që luan futbollin më më të mirë të botës dhe ka lojtarin më të mirë të botës.
Gjithsesi, do ta provojmë, e tha edhe Berluskoni", shtoi Galiani, thuajse i dorëzuar nga kjo përballje me katalanasit.