Në konferencën për shtyp të ekipit të Fejnord është krijuar një situatë vërtet qesharake.
Nga klubi holandez përfaqësues ishte zgjedhur Robin Van Persi të cilit i është bërë një pyetje nga një fëmijë në sallë.
Pyetja ishte: “A do të martohesh me mamanë time?” Ndërkohë që edhe lojtari iu përgjigj me të qeshur duke i thënë: “Ouuu, më duhet të heq unazën atëherë…”.
Më pas është radha e një gazetari, i cili ndërhyn duke e pyetur se ku e kishte mamanë dhe ai i thotë: “Në shtëpi”.
Më pas, Van Persi i ka thënë: “Jam i martuar tashmë”.





