8 nëntor 2015 – Një alarm i rremë ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste të Shkodrës në selinë e saj.

Gjithçka ndodhi pas një mesazhi të ardhur në celularët e anëtarëve ku njoftohej për mbledhje në orët e vona të së premtes. Por e gjitha rezultoi një farsë, dhe anëtarët, ashtu siç kanë hyrë edhe kanë dalë duke mos e zhvilluar mbledhjen.

Ndërkohë, personi që ka dërguar mesazhin në emër të asamblesë së PS-së Shkodër nuk është arritur të identifikohet.

Mësohet se sms-ja vinte nga një numër, që tashmë nuk është më funksional, i cili erdhi në emër të Asamblesë dhe jo të ndonjë individi të veçantë siç ka ndodhur herët e tjera kur janë zhvilluar mbledhje.

Përveç orës dhe vendit, mesazhi përcaktonte se në mbledhje do të diskutohej çështja e shkrirjes së organizatave me fraksion të ndara vite më parë me një ligj të miratuar në Parlamentin e Shqipërisë.
Shkrirja e disa organizatave që kanë edhe shumë vite duket se do të krijojë pakënaqësi te një numër i konsiderueshëm socialistësh në Shkodër, duke qenë se kjo gjë po ndodh vetëm me PS-në e qytetit dhe jo atë të rrethit apo qytetet e tjera të Shqipërisë.

/portali DurresLajm/