Milan së bashku me pronarët e rinj, ka bërë ndryshime edhe në pozitat e larta në klub.
Adriano Galliani është larguar nga posti i drejtorit të lartë në Milan, duke u zëvendësuar nga Marco Fassone, ka konfirmuar Sino-Europe.
"Fassone do të jetë menaxher i përgjithshëm dhe administrator i deleguar i Milanit. Ai ka një përvojë mjaft të mirë pasi ka punuar për Juventusin, Napolin dhe Interin”, thuhet në njoftimin e Sino-Europe. Fassone do të mbajë dhe postin Drejtorit të Përgjithshëm të klubit kuqezi, në momentin që pronarët e rinj kinezë do të marrin zyrtarisht drejtimin e klubit.





