TIRANE, 13 mars 2013 – Sipas sondazheve të fundit të lëshuara nga Gallup, lidershipi i Shteteve të Bashkuara ka ruajtur mbështetjen e plotë në gjashtë shtete, në të cilat prijnë Shqipëria e Kosova. Katër të tjerat janë Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia. Sipas sondazhit, udhëheqja e SHBA-së ka dështuar në marrjen e mbështetjes në shtete si Franca, Spanja dhe Suedia, ku pëlqimi ka rënë në nivelin e vitit 2011.
Pikëpamjet mbi lidershipin amerikan kanë vazhduar të përkeqësohen në shtetet e goditura nga kriza ekonomike si Hungaria, Kroacia, Maqedonia dhe Austria.
Rusia del se në 2012-n ka zëvendësuar Serbinë si një shtet Evropian me mbështetjen më të ulët për lidershipin amerikan, me vetëm 14 %.
Siç raporton Rel, në sondazh thuhet se imazhi i udhëheqjes amerikane gjatë vitit të katërt të Barack Obamës si president, ka qenë më i dobët sesa në vitet e kaluara.





