Policia e Matit ka finalizuar operacionin e koduar “Game Over”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Në prangat e bluve përfundoi shtetasi Ylli Kuka, 34 vjeç. Policia në Mat sekuestroi 750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
“Mat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.
Kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojrave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër.
Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Gjithashtu nisi procedimi penal dhë për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t’i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit.