“Gangham Style” u shndërrua të premten në videon e parë në “Youtube” që kaloi kufirin e një miliardë shikimeve.
Kënga koreanojugore u postua në rrjet në muajin korrik, duke fituar një famë të menjëhershme, që i lejoi këngëtarit “PSY” të fitonte një famë ndërkombëtare.
Video në fjalë, e cila promovon gjithashtu një kërcim unik, është modifikuar dhe shndëruar në shumë parodi, të cilat vënë në lojë personazhe nga më të njohurit në botë, përfshi presidentin e SHBA-së, Barack Obama dhe lidera të tjerë.
Pronari i “Youtube”, kompania “Google”, deklaroi se videoja është shikuar mesatarisht 10 milionë herë në ditë.
Në 24 nëntor, “Gangham Style” u shndërrua në videon më të shikuar në histori, duke thyer rekordin e vendosur nga videoklipi i këngës “Baby”, kënduar prej Justin Bieber.