Superhiti Gangnam Style i këngëtarit koreanojugor Psy ka qenë videoja më e parë në Youtube për 5 vitet e fundit.
Madje asaj i njihet merita se detyroi kompaninë që të rishkruante kodet e saj, pasi faqja nuk numëronte dot më shikimet, sepse nuk ishte parashikuar kurrë që një video të ndiqej kaq shumë.
Gangnam Style, pavarësisht thuajse 2,895,000,000 shikimeve e humbi kurorën e Youtube ndaj kolonës zanore të filmit Fast and Furious 7 “See you again” të realizuar nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth's që tashmë ka kaluar 2,985,000,000 shikime.
Por mbretërimi i videos më të parë në Youtube mbase do të jetë jetëshkurtër, pasi një tjetër hit po përparon me shpejtësi.
Superhiti i verës “Despacito” nga Luis Fonsi ka arritur 2,5 miliardë shikime dhe nuk po ngadalëson aspak.





