Itali, 21 korrik 2014 – Mario Balotelli i ka idetë e qarta se si do të dukej një skuadër gangstersësh. Mario Balotelli është njëri prej futbollistëve më kontrovers në botë. Ylli i Milanit ka shfaqur gjithmonë probleme në secilin klub ku ka luajtur, ndërsa këtë verë u shfaq duke konsumuar duhan dhe me një armë në dorë.
Sulmuesi italian e ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi të dizenjuar mirë, ku shihet se bashku me Ibrahimovic, Suarez, Barton e Pepe, futbollistë te tjerë që konsiderohen si problematikë dhe me një të kaluar jo fort të mirë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





