22 qershor 2015 – Shkon mbi 6 mijë diferenca mes Dakos dhe Dumës. Kandidati i majtë ka arritur në shifrat e 22.348 votave përballë 16.257 të kandidates së djathtë, Grida Duma. Aktualisht, në orën 20.14, jane numëruar 119 kuti nga 310 gjithsej.
Vangjush Dako ka arritur të marrë shumicën nga zonat që kishte frikë se mund të kishte luhatje. Spitalli, zona e Plazhit, qendra e Durrësit kanë votuar pro Dakos, duke lënë pas Dumën. E vetmja zonë që ndikoi për të shtuar votat e Grida Dumës së PD-së ka qenë Ishmi, i cili ia dha PS-së në zgjedhjet e kaluara. Pritet që votat e mbrëmjes, sidomos nga komuna Rrashbull apo bashkia e Sukth, të ndikojnë në vota.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





