TIRANË- Kryesocialisti Rama ka postuar në adre-sën e tij në Facebook një konkurs, ku fton ndjekësit e tij të bëhen pjesë e një gare nga e cila njëri do të dalë fitues dhe do t’i dhurohet një Ipad (kompjuter dore, me vlerë të konsiderueshme).

 “Fotografo ndryshimin për t’u bërë pjesë e garës. Festojmë së bashku festat e fundvitit!”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook. “Fotografo Ndryshimin” është link-u më i ri të cilin kryesocialisti e ka bërë pjesë të profilit të tij e ku ftohet çdokush që të postojë foto. Fituesi do të dalë ai, fotoja e të cilit do të ketë grumbulluar më shumë “like”. 

“Ky është një konkurs fotografie: Ideja e ndryshimit përmes fotos së postuar nga ti! Nëse je nga 15 deri në 25 vjeç, posto një foto nevojën për ndryshim ose ndryshimin e ndodhur para syve të tu”, thuhet në njoftimin e faqes që të shfaqet menjëherë pasi ke klikuar mbi titullin e madh.