Tiranë, 10 qershor 2014 – Ish-kryeministri Berisha e nisi në fund të 2012-s marrëdhënien e tij me rrjetet sociale. Pavarësisht se në deklaratat e tij kishte ironizuar shpesh Ramën për përdorimin e Tëitterit, Berisha iu “dorëzua” teknologjisë, për shkak edhe të afrimit të fushatës së 23 qershorit.

Gati dy vjet pas hapjes së faqes së tij në Facebook, Berisha rezulton mjaft popullor në trevat shqiptare. Por sipas rezultateve nga televizioni gjerman Stern që dalin nga faqja e Berishës në Facebook rezulton se janë 36846 filipinas ata që pëlqejnë faqen e tij, duke e renditur Filipinen të katërtën në listë.

Në 10 shtetet e para rezultojnë edhe India me 28606 pëlqime dhe Pakistani me 23982 pëlqime për Berishën. Në listë nuk mungojnë as pëlqimet nga Gana, Sri Lanka dhe Vietnami me 1250 pëlqime që rezulton shteti i fundit në listë.

Sipas të njëjtit vëzhgim, kryeministri aktual Edi Rama, në Filipine është më pak i njohur, ku vetëm 429 shtetas të vendit aziatik e pëlqejnë. Megjithatë, Rama nuk është pak i pëlqyer në Indi dhe Pakistan me nga 1036 dhe 894 pëlqime. Gjithashtu, Rama ka fansa edhe në Indonezi, Tailandë, Brazil edhe Meksikë.

Nga një vëzhgim i shpejtë i profileve të të dy rivalëve politikë, kuptohet se Berisha, pas Shqipërisë, është më i preferuar në Serbi; ndërsa Rama, në Itali, ku jetojnë një numër i madh emigrantësh shqiptarë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/