Ka nisur këtë të martë faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Ilir Proda.
Procesi i intervistimit po zhvillohet sipas rendit alfabetik të kandidatëve. I pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrësit.
Ky proces përbën një nga fazat kryesore në përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, ndërsa pritet që në vijim të intervistohen edhe kandidatët e tjerë në garë.
Lista e kandidatëve:
1-Afrim Tafa
2-Alfred Çepe
3-Arjanit Arapi
4-Elidon Çela
5-Gentian Berberi
6-Gentjan Shehaj
7-Idajet Faskaj
8-Lorenc Panganika
9-Neritan Nallbati
10-Pëllumb Seferi
11-Rebani Jaupi
12-Saimir Boshnjaku
13-Skënder Hita
14-Tonin Vocaj





