22 qershor 2015
Ora 15:00 – Aktualisht procesi i numërimit të votave për Bashkinë e madhe të Durrësit është ndërprerë. Procesi do të nisë sërish më vonë, pasi dhe numëruesit të kenë pushuar.
Në krye të votimeve vijon të qëndrojë kandidati i majtë i ASHE-së, Vangjush Dako.
Ora 13:05 – 99 qendra votimi të numëruara.
Vangjush Dako 18605 vota, Grida Duma 13861 vota. Dako vijon në avantazh me një diferencë prej 4744 votash.
Ora 12:30 – Deri në orën 12:30, janë numëruar në total 30707 fletë votimi në 94 qendra votimi.
Vijon të mbetet në krye Vangjush Dako me 57.08 %, duke thelluar diferencën prej 4349 votash kundrejt kandidates tjetër Grida Duma, e cila deri më tani ka marrë 42.91 % të votave.
Dako ka marrë 17528 vota, ndërsa Duma 13179.
Ora 11:00 – Vangjush Dako kryeson ndaj Grida Dumës me 3849 vota. Janë numëruar 84 qendra votimi, nga ku 15946 vota shkojnë për kandidatin e majtë Dako, dhe 12097 për kandidaten e djathtë Dumën.
Ora 10:00 –Nga procesi i numërimit të votave për Durrësin, vijon të kryesojë kandidati i majtë Vangjush Dako kundrejt Grida Duma Shqinës.
Janë numëruar 70 qendra votimi nga 310 në total, dhe diferenca mes Dakos dhe Dumës është 2800 vota në avantazh për kandidatin e majtë.
Ora 09:00 –Janë numëruar gjithsej 48 qendra votimi nga 310 të tilla.
Në avantazh është kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako me 55.76 %, kundrejt 44.24 % të kandidates për Aleancën Popullore për Punë dhe Dinjitet, Grida Duma Shqina.
8958 vota kanë shkuar për Dakon dhe 7107 vota për Dumën.