Sot në orën 13:00 do të mbahet faza e radhës për garën për kreun e BKH-së.
Pas testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim dhe testit për arsyetimin logjik, 7 kandidatët do t’I nënshtrohen testit të poligrafit në Akademinë e Sigurisë.
Testi i poligrafit do të pasohet nga intervista në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.
I gjithë procesi i grarës për kren e BKH po ndiqet nga përfaqësues të BE dhe SHBA-së.





