Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka zyrtarizuar tre kandidaturat në garën për kreun e Partisë Demokratike dega Durrës.
2 ish-drejtuesit e degës lokale, Osman Stafa dhe Igli Cara, si dhe kandidati për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit, Ardian Muka, do të vihen përballë njëri-tjetrit në zgjedhjet, që do të mbahen ditën e shtunë, datë 23 Prill 2022, në ambjentet e Pallatit të Kulturës, nga ora 8:00 deri në 18:00, sipas parimit një anëtar një votë.
Anëtarët duhet të jenë të pajisur me kartë antarësie dhe kartë identiteti.