Ka mbërritur në KLP kandidati i parë që do të shpalosë platformën për kreun e SPAK, Adnan Xholi.

Adnan Xholi: Nuk jam në konflikt interesi me asnjë nga anëtarët. vlerësoj se plotësoj kriteret me bindjen se kam aftësitë e duhura profesionale dhe hetimore falë sistemit të drejtësisë siç është SPAK.

Kjo Prokurori është efektive falë punës tuaj të palodhur dhe ndihmesës së ndërkombëtarëve. Trupa e SPAK është më profesionalja në Republikë.

Jam krenar që punoj me ta. Por duhet luftë pa kompromis ndaj korrupsionit të niveleve të larta dhe krimit të organizuar. Por për t’u përballur me publikun duhen hetime konkrete në një kohë të shpejtë dhe duke u bazuar vetëm në prova.

Vij sot këtu si kandidati që kam 24 vite eksperiencë pa shkëputje. Karriera ime ka rritje konsistente. E kam nisur nga roli bazë duke ngjitur shkallët e karrierës.

Pas përfundimit të studimeve jam titulluar në Tepelenë si OPGJ. Më pas, kam qenë drejtues dhe zv.drejtues i Prokurorisë së Gjirokastrës. Kam qenë edhe drejtor i Krimeve të Rënda.

Po ashtu, drejtor në disa drejtori. Më kanë dhënë munësinë që të luftoj dhe konsolidoj bashkëpunimin me ndërkonbëtarët.

Ju bëj me dije se krahas eksperiencës kam dhe një punë të pashkëputur në fushën akademike. Jam pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës dhe i të drejtës penale në disa universitete të vendit.