Sot përfundon afati ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Për këtë arsye KLP ka thirrur edhe një mbledhje plenare.

Kandidatët tashmë kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore për garën për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi u shpreh se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Olsian Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve.

Nga anëtarët e pranishëm u sugjerua se termi shqyrtim për kandidatët nuk ishte i duhuri, prandaj u ra dakord se termi më i saktë do ishte ai i administrimit të të dhënave të kandidatëve.