Teksa ka mbetur edhe një ditë përpara përfundimit të afatit, dy prokurorë te tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së SPAK-ut.
Ata janë Prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Osmani.
Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty deri më 21 shkurt pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë.
Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 16 prokurorë për 15 vende. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publike është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
16 prokurorët kandidatë për në SPAK:
- Arben Kraja
- Anton Martini
- Besnik Muçi
- Behar Dibra
- Besim Hajdarmataj
- Dritan Prençi
- Dolorez Musabelliu
- Eneid Nakuçi
- Edvin Kondili
- Eugen Beci
- Klodian Braho
- Shkëlzen Cena
- Vladimir Mara
- Fatmir Hoxhaj
- Altin Dumani
- Enkeleda Osmani





