Një tjetër prokuror ka aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK). Mësohet se ka aplikuar për të qenë anëtar në SPAK prokurori në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Behar Dibra.

Më herët për të qenë pjesë e anëtareve të SPAK kanë aplikuar prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja, Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, Prokurori i Tiranës, Shkëlzen Cena, Doloreza Musabelliu, Eugen Beci, Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho, duke e çuar në 9 numrin e aplikantëve.

Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri më 6 shkurt. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.