22 qershor 2015 – Thellohet diferenca mes dy kandidatëve kryesorë për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Sipas përditësimit të fundit të orës 11:00 të ditës të sotme, flitet për një shkëputje të ndjeshme të kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj.

Pas numërimit të votave të 286 qendrave të votimit nga 864 në total, Veliaj kryeson me 14,676 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova.

Veliaj ka marrë 53.58% të votave, ndërsa Halim Kosova 38.79 % të votave. Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, 5.35% të votave, Sazan Guri 1.16%, Arben Tafaj 0.86% dhe Dhimitër Muslia 0.28% të votave.

Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht, pa probleme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/