Efektivët e policisë, në vijim të punës së tyre intensive për sensibilizimin e gjithë përdoruesve të mjeteve për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor, kanë pikasur një drejtues mjeti, i cili po bënte gara shpejtësie dhe zigzage në autostradën Tiranë-Durrës, duke përbërë rrezik edhe për mjetet e tjera.
Efektivët e kanë ndaluar dhe i kanë kërkuar të gjithë dokumentacionin, por ka rezultuar se drejtuesit i mungon kolaudimi. Siç shihet edhe në pamjet që Policia e Shtetit, ai thotë që “është nisur për të bërë kolaudimin”.
Madje shoferi së bashku me pasagjerët e tjerë nuk kanë vendosur as rripat e sigurimit.
Policia i tërhoqi lejen e qarkullimit dhe tashmë ai duhet të kalojë në komision.
Ndiqni videon e shpërndarë nga policia.





