Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka bërë me dije se aplikimet për garancinë e parë sovrane janë shtyrë deri më 20 qershor.

Denaj thotë se deri më 5 qershor kanë aplikuar 712 subjekte nga të cilat 462 u është miratuar, përkthyer në vlerën e 5 milionë e 883 mijë.

POSTIMI I DENAJT

Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.

Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare:

  • Subvencionon plotësisht interesat;
  • Garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.

Të dhënat mbi Garancinë Sovrane deri në 05 Qershor.